Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sëbashku me presidentin e Francës Emanuel Macron, ia kanë bërë të qartë Serbisë së pa njohur Kosovën si shtetet të pavarur nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas kryeministrit, sa më shpejtë që e kupton Serbia ketë kërkesë Kurti ka thënë shumë më mirë do të jetë për të.

“Të mos harrojmë se edhe kancelari gjerman, edhe presidenti francez, e kanë bërë të qartë se pa njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë integrim evropian as për fqinjët tanë. Sa më shpejt që e kuptojnë, aq më mirë është edhe për ta”, ka thënë Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se Kosova gjithmonë ka pasur orientimin pro perëndimor.

“Por do të jetë edhe në funksion të paqes, nëse do ta kuptojë secili shtet që Rusia nuk është opsion. Kosova e ka pasur të qartë gjithnjë se opsioni i vetëm është Evropa”, ka përfunduar kryeministri Kurti.