Kurti: Hallkat gjurmuese në këmbët e dhunuesve do të reduktojnë dhunën në familje

Kryeministri Albin Kurti theksoi se hallkat gjurmues në këmbët ose dorën e dhunuesve do të luajnë një rol kyç në reduktimin e dhunës në familje, duke ofruar mbikëqyrje të vazhdueshme dhe duke ndihmuar autoritetet të ndërhyjnë në kohë për të mbrojtur viktimat

Pas lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se gjurmuesit do të ndihmojnë që si asnjëherë më parë viktimat ta luftojnë suksesshëm dhunën në familje.

Kurti theksoi se mbikëqyrja elektronike do ta reduktoj jashtëzakonisht shumë dhunën në familje, pasi siç tha ai në rast se do të ketë situata të tilla ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi do të lajmërohen të dy nivelet, lokal edhe ai qendror i policisë dhe më pastaj vijon procedura standarde për ndërhyrje.

“Ndoqëm demonstrimin që na u prezantua se si funksionojnë hallkat për monitorim elektronik. Hallkat, byzylykët që do të vendosen në dorën ose këmbën e dhunuesit ose të dyshuarit. Në anën tjetër edhe gjurmuesit të cilët do t’i kenë viktimat në mënyrë që ta luftojmë suksesshëm si asnjëherë më parë dhunën në familje. Në rast se do të ketë situata të tilla ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi menjëherë do të lajmërohen të dy nivelet, edhe lokal edhe ai qendror i policisë dhe më pastaj janë procedura standarde për ndërhyrje. Problemet më të mëdha i kemi për shkak se nuk respektohen urdhrat mbrojtës. Defekti nuk është mungesa e hallkave për monitorim elektronik, por mos respektimi i urdhrave mbrojtëse. Kjo do ta reduktoj jashtëzakonisht shumë dhunën në familje”, ka deklaruar Kurti, transmeton EO.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

 “Ne në vazhdimësi kemi thënë se do të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Kosovë. Kemi ndërmarr shumë veprime. Kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë. Dhuna në familje nuk është çështje private është përgjegjësi e institucioneve dhe në këtë rast presim veprime serioze sidomos nga Prokuroria dhe Gjykata. Dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria i inkurajon dhunuesit në mënyrë që shteti pra me këto veprime, institucionet e drejtësisë, dhunuesit po i shndërrojnë në vrasës”, ka theksuar Haxhiu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se këto pajisje do të shfrytëzohen edhe në raste të tjera në parandalim të veprave të ndryshme penale, por që roli primar i tyre është parandalimi i përsëritjes së dhunës ndaj grave.

“Ky është edhe një sukses i policisë por edhe i gjithë sistemit të drejtësisë drejta asaj që të parandalohet përsëritja e dhunës ndaj vajzave dhe grave, por jo vetëm. Ky sistem patjetër që do të shfrytëzohet edhe në raste të thera në parandalim të veprave të ndryshme penale, por roli primar është parandalimi i përsëritjes së dhunës ndaj grave. Zbatimi efikas i sistemit do ta sjell një ndryshim jashtëzakonisht të madh në parandalimin e kësaj vepre të rendë”, ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se policia e ka pasur obligim që ta funksionalizoj këtë sistem duke u bazuar në ligjin mbi mbikëqyrjen elektronike.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika