Kurti hesht për Osmanin, afati kushtetues për presidentin drejt fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me mundësinë e pranimit të Vjosa Osmani si kandidate për presidente.

Para mediave, Kurti nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes për këtë temë dhe vazhdoi drejt seancës së Kuvendit, e cila ishte paraparë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se partia e tij është e gatshme të propozojë kandidatë për postin e presidentit.

Abdixhiku ka theksuar se emri i Vjosa Osmanit të jetë pjesë e diskutimeve,

“Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.

Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika