Kurti hesht rreth shqetësimeve të Osmanit për dykuptimësitë brenda statutit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për shqetësimet e ngritura dje nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me disa çështje brenda draft-statutit të Asociaiconit, të cilat sipas saj, kanë dykuptimësi. Njohës të dialogut tërheqin vërejtjen se pikërisht prapa tyre mund të fshihet autonomia për serbët në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Shqetësimi që nene të draft-statutit të Asociacionit kanë kuptime të dyfishta ka mbetur pa u sqaruar edhe një ditë pasi atë e ngriti presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi të martën se që këto gjëra të eliminohen tani ose më vonë, por nuk sqaroi se cilat janë ato.

Njëjtë veproi të mërkurën edhe kryeministri Albin Kurti. Ai pas një aktiviteti ku mori pjesë, nuk pranoi të përgjigjet për këtë çështje.

Për dallim nga kryeministri, Bashkimi Evropian është deklaruar pas interesimit të Dukagjinit lidhur me shqetësimet e presidentes.

Mirëpo, zëdhënësi Peter Stano nuk ka dhënë detaje kur është pyetur rreth komenteve që presidentja Osmani i ka dërguar në Bruksel.

“Ne nuk komentojmë të gjitha vërejtjet e ndryshme të bëra publikisht. Bisedimet nuk zhvillohen në publik, por në mënyrë konfidenciale pas një tavoline negociuese. Kjo është natyra e diplomacisë. E vetmja gjë që mund të themi është të kujtojmë është se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës”, ka deklaruar Stano.

Dy liderët e shtetit kosovarë po refuzojnë të japin detaje rreth përmbajtjes së draft-statutit me arsyetimin se kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve.

Ambiguiteti apo dykuptimësia, sipas studiuesit të shkencës politile Artan Mustafa, është i zakonshëm në dokumentet ndërkombëtare që lidhen me Kosovën.

Mirpo, ai ka frikë se pikërisht prapa tyre fshihet autonomia për komunat me shumicë serbe.

“Prapa elementeve kyçe ambiguoze të dokumentit të fundit fshihet qëllimi kryesor i cili është krijimi i një autonomie, e cila do të jetë autonomia më e madhe në Evropë sidomos në shtetet e Evropës të cilat kanë dalë prej hapësirës komuniste dhe i janë bashkuar Bashkimit Evropian ose gjenden në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Mustafa.

Çështjet me dy kuptime brenda draft-statutit, presidentja Osmani ka kërkuar që të eliminohen tani ose pasi ky dokument të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Detajet brenda tekstit të tij i kanë vlerësuar si të ndjeshme edhe disa liderë opozitarë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika