Kurti i bën thirrje diasporës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, duke theksuar se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10-vjeçarin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjermania i ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti ka thënë se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10-vjeçarin e ardhshëm.

“Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta. E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10-vjeçarin e ardhshëm”, ka thënë Kurti,.

“Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit. Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj”, ka thënë kryeministri Kurti.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar më 5 prill dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj në gjithë vendin.

Sipas regjistrimit më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë.

Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së virusit korona.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika