Një njeri i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nesër do të zbres në Kosovë.

Derek Chollet, këshilltari i Departamentit të Shtetit, i cili do të takohet me kryeministrin Albin Kurtin dhe liderët e opozitës, pritet të përcjell mesazhin e Presidentit Joe Biden për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë vizitë ka folur numri një i ekzekutivit kosovar.

“Vizita e Chollett ndodh në një moment të rëndësishëm ku ngadalë po afrohemi në një vjetorin e luftës në Ukrainë. Fqinji ynë veriore Serbia jo vetëm që nuk e dënoj agresionin rusë, përkundrazi i ka bërë tri marrëveshje të rëndësishme. SHBA janë edhe partnerët edhe aleatë andaj në do të bashkëpunojmë ngushtë. Kemi një Serbi anormale, plani i BE-së e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë”, ka deklaruar Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës.

Shefi i Qeverisë shprehet i bindur që marrëveshja do të përfundoj me njohjen reciproke. Këtë e bazon edhe në deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të bëhen më një marrëveshje më njohjen reciproke në qendër. Njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari Gjerman. Ajo që duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është trysni mbi Beogradinë”, ka theksuar Albin Kurti-Kryeministri i Kosovë.

Sa i përket çështjes së marrëveshjes finale dhe raportet e krijuara të Kosovës me ShBA-në kanë folur edhe nga opozita.

“Kjo qeveri duhet të shpjegojë qytetarëve të Kosovës si arritëm që nga letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në shkurtë të vitit 2021 ku specifikisht kërkohej njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si produkt marrëveshjes finale. Ndërsa sot ambasadorët amerikan flasin për një marrëveshje ku nuk ka njohje e që njohja do të vijë me vonë”, ka theksuar Xhafer Tahiri, LDK.

“Angazhimi i amerikanëve në arritjen e marrëveshje final ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mjaftë i rëndësishme, Kosova duhet të jetë unike përballë ballafaqimit më  Serbinë edhe arritjen e kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Besnik Tahiri, AAK.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të përfundoj më së largu në mars të 2023-tës.