Kurti i dërgon letër Abdixhikut për koalicion
Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalcion mes dy partive. Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime. “Si kryetar i LVV-së dhe […]
Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalcion mes dy partive.
Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, thuhet në letrën e Kurtit.
“Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet tutje në letër.
Ai gjithashtu ka theksuar se një bashkëpunim i tillë është i preferuar nga votuesit e dy partive.

















