Kurti i dërgon letër urimi kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryeministres së rë të Italisë, Giorgia Meloni. Në këtë letër, Kurti shprehet se janë të angazhuar në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës





Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni-t.

Në letrën e urimit, kryeministri Kurti thotë “që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të ju përcjell urimet më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministre e Italisë” , duke shtuar se “Fitorja juaj afirmon besimin e popullit italian në udhëheqjen tuaj”.

“Italia dhe Kosova kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Partneriteti ynë i gjatë ka vazhduar të zgjerohet gjatë viteve. Ne angazhohemi në një bashkëpunim të gjerë dhe po eksplorojmë mundësi për bashkëpunim në fusha të reja dhe në ato në zhvillim, si zhvillimi i infrastrukturës, qytetet inteligjente dhe ekonomia, ka shkruar më tej kryeministri”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Tutje, përmes kësaj letre, kryeministri Kurti është shprehur se duke u bazuar në këtë themel të fortë, ai ka besim se marrëdhëniet Itali-Kosovë do të vazhdojnë të forcohen gjithnjë e më shumë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika