Kurti i falënderon kryeministrat evropianë për vizitën e tyre “në këtë kohë të rëndësishme për paqen në rajon”

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitën e tyre siç thotë ai në një kohë "të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen në rajon"

FOTO:ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur mirënjohjen kryeministrave evropianë, Mark Rutte dhe Xavier Bettel, për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për “çlirimin dhe pavarësinë tonë, si dhe përparimin ekonomik e demokratik”.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se vlerat e përbashkëta në mes dy vendeve, zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes shteteve, si dhe përmirësimi i bilancit tregtar ishin pjesë e bisedës në këtë takim të përzemërt e miqësor.

“I falënderova për vizitën e tyre në këto kohë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar Kurti.

May be an image of 3 people, dais and text

Ndryshe, në një konferencë për media, kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri holandez, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, thanë se mënyra më e mirë për ta shtensionuar situatën është që palët t’i përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme.

“Sot kemi shprehur brengat tona për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Holanda e Luksemburgu tentojnë që përmes dialogut të shtensionohet situata dhe të normalizohen raportet mes dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por po ashtu për prosperitetin e integrimit drejt BE-së”, tha kryeministri holandez.

Bettel po ashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke theksuar se të gjitha palët duan shtensionim.

Udhërrëfyesi nga [i dërguari i BE-së për dialogu, Mirosllav] Lajçaku dhe [shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph] Borrelli, paraqet po ashtu për ne hapat e rëndësishëm për të vazhduar përpara. Ne duhet të shmangim çdo krizë të re të mundshme”, tha Bettel.

Kurti tha se Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë. Kryeministri kosovar tha se për këtë kërkohet që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti.

Vizita e Rutte dhe Bettel në Prishtinë vjen pasi një ditë më herët ata qëndruan në Beograd, ku zhvilluan bisedime me krerët shtetërorë serbë.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika