Kurti: I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë  që të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë”, kështu iu ka bërë thirrje komunitetit serb i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbe të Kosovës që ta ruajnë qetësinë, pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës, dhe duke e theksuar se ai është kryeministri i tyre.

“Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Unë jam kryeministër që do t’iu shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi, barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje”, ka shtaur ai.

“Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik” ka rekomanduar Kurti.

Kurti ka përfunduar duke u bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika