Kurti i fton në takim të gjithë liderët e opozitës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në takim të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi pritet të mbahet të premten gjatë mesditës. “Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët […]





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në takim të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi pritet të mbahet të premten gjatë mesditës.
“Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës. Takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë. Për detaje të tjera rreth takimit, ju njoftojmë ndërkohë”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.
Ftesën deri më tani, për RTV Dukagjinin, e ka konfirmuar partia e AAK-së, kurse partitë e tjera ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Kjo ftesë vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar. Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.
Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe theksoi marrëdhëniet e mira në mes të ShBA-së dhe Kosovës.
Po ashtu, emisari amerikan pritet të takohet edhe me krerët e partive opozitare këtë të mërkurë.




















