Kurti i gatshëm të zhvillojë takime të larta politike me palën serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë me palën serbe. Ai është shprehur i pajtuar me nevojën për intensifikim të procesit të dialogut

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të cilit ia ka konfirmuar gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe ka shprehur pajtimin për nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut.

Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO, njofton Zyra e kryeministrit.

Me Chollet, Kurti ka diskutuar edhe për propozimin evropian të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, u theksua edhe rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare, me qëllim që të ecët përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në kuadër të dialogut në Bruksel.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika