Kurti i kërkon MD-së të fillojë menjëherë me ndryshimet në Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka folur për Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, të cilin Kushtetuesja ta shpallur të pavlefshëm. Kurti i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe t’i procedojë ato me urgjencë në Qeveri. Ai ka theksuar […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka folur për Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, të cilin Kushtetuesja ta shpallur të pavlefshëm.
Kurti i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe t’i procedojë ato me urgjencë në Qeveri.
Ai ka theksuar se shpreson që vendimi për Ligjin për Byronë të publikohet sa me shpejt.
“Një vit e katër muaj i janë dashur Gjykatës Kushtetuese ta sjellë vendimin për Byronë ende të publikuar dhe të paqartë, uroj që nuk do t’i duhen edhe katër muaj të tjerë që ta publikojë aktgjykimin. Ndërkohë kërkoj nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë në qeveri. Drejtësia duhet të bëhet, drejtësi duhet të ketë, drejtësi do të ketë, ka deklaruar Kurti.
Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në vendim, Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, por ka thënë se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”.
Ky vendim u mor me pesë vota për dhe katër kundër.
Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme















