Kurti i përgjigjet kërcënimeve serbe: Kosova kërkon dialog dhe paqe, por do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit dhe kryeministri të Serbisë të cilët kanë kërcënuar me agresion ushtarak, që ushtria serbë të kthehet në Kosovë. Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon konflikt po dialog dhe paqe. “Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit dhe kryeministri të Serbisë të cilët kanë kërcënuar me agresion ushtarak, që ushtria serbë të kthehet në Kosovë.
Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon konflikt po dialog dhe paqe.
“Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme pasi çështja e targave është zgjedhur dhe zgjedhjet janë shtyer.
“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me NATO_KFOR, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkraur Kurti në Twitter.















