Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sot në Mitrovicë, ku është shkuar për ta takuar kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën. Takimi po zhvillohet në një moment krize politike, pasi vendi vazhdon të mbetet në ngërç institucional. Kuvendi të hënën ka dështuar për herë të 29-të të konstituohet. As Kurti e as Hamza nuk […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sot në Mitrovicë, ku është shkuar për ta takuar kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën.
Takimi po zhvillohet në një moment krize politike, pasi vendi vazhdon të mbetet në ngërç institucional.
Kuvendi të hënën ka dështuar për herë të 29-të të konstituohet.
As Kurti e as Hamza nuk kanë dhënë detaje për arsyen e takimit.
Nuk dihet nëse kjo vizitë është pjesë e ndonjë përpjekjeje për zgjidhjen e situatës politike në vend, apo nëse lidhet me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.















