Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Ekonomia Online ka raportuar se takimi ishte i shkurtër.

Ky takim vjen disa ditë pas një mbledhjeje të organizuar nga presidentja, ku liderët e partive politike u takuan për të diskutuar ngërçin politik në vend.

Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur edhe vetëm një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Edhe një ditë afat për të vendosur: Mandatar i ri apo zgjedhje