Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes mbrëma i ka shtuar darkë baroneshës, Catherine Ashton, ish për përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.
Këtë e bëri të ditur vetë Kurti përmes një postim në platformën ish-Twiter (X), duke vënë në dukje se për çfarë kanë diskutuar.
“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për Baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka shkruar Kurti.
I hosted a dinner last night on the outskirts of Prishtina for former EU HR/VP Baroness Ashton, with whom I discussed politics and European and regional affairs. Although our roles are different today compared to ten years ago, we face many of the same issues. pic.twitter.com/BmBl5YRxeE
— Albin Kurti (@albinkurti) September 16, 2023