Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka takuar disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit në veri nga kriminelë të maskuar serbë.

Sipas Kurtit, institucionet e kanë për detyrë që t’i mbështesin gazetarët në punën e tyre.

“Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se është i frymëzuar nga puna e gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë”, ka përfunduar Kurti në Twitter.

I met with some of the journalists injured while reporting on the events in the north today. I am always moved and inspired by the work that a free and fair press does. It is the job of all other institutions to support such reporting and protect them from horrendous attacks. pic.twitter.com/AMikQiCLor

— Albin Kurti (@albinkurti) June 18, 2023