Kurti ia uron fitoren Erdoganit: Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mezi pret që ta thellojë edhe më tutje bashkëpunimin dypalësh straqtegjik në mes të Kosovës dhe Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se mezi pret që ta thellojë edhe më tutje bashkëpunimin dypalësh straqtegjik në mes të dy vendeve.

“Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, shkroi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur para mbështetësve të tij në Stamboll, Erdogan, që e ka udhëhequr Turqinë për dy dekada, falënderoi qytetarët që votuan dhe tha se me votën e tyre, ai ka mposhtur në zgjedhje kundërkandidatit nga opozita, Kemal Kilicdaroglu.

Numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale turke po vazhdon.

Kryetari i Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yeren, tha se presidenti Erdogan, po prin në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas tij, me numërimin e 54.6 për qind të votave, Erdogan ka fituar 54.47 për qind. Ndërkaq, Kilicdaroglu, ka fituar 45.53 për qind të votave.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Anka, që është e afërt me opozitën, raportoi se Erdogan ka fituar 51.9 për qind të votave, ndërkaq Kilicdaroglu 48.1. Kjo agjenci tha se këto shifra i referohen 98 për qind të votave të numëruara.

Mbi 60 milionë persona kishin të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës.

Qendrat e votimit për rundin e balotazhit u hapën në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe u mbyllën në orën 17:00.

Sipas Anadolut, dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve është 4 për qind se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind.

Mbi 400.000 vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

 

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika