Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë që ta thyejnë heshtjen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që të thyejnë heshtjen

Fotografi: Albin Kurti ne Facebook

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gratë, vajzat, burrat e djemtë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të thyejnë heshtjen për krimin e përjetuar.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia gjatë viteve 1998-99, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë.

“Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra”, ka shkruar Kurti.

Kurti, në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, ka bërë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria duke shtuar se është detyrim t’i përkrahim të mbijetuarat.

“Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë. Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”, shkroi ai.

Kryeministri më tej ka njoftuar se përmes ndryshimit të ligjit është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale, deri më 15 maj 2025.

“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika