Kurti: Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit të jetë transparent, i drejtë dhe meritor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten e 18 marsit do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pret që ky proces të jetë transparent, i drejtë dhe meritor.

“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional, por, edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik. Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit, por, edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, “ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve”.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), më 11 mars të vitit 2022 kishte njoftuar se ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga kjo garë.

Kështu, KPK-ja i ka ftuar pesë kandidatët e mbetur për intervistim më 18 mars.

Ndërsa, kandidatët e rikonfirmuar janë, Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​

Ndryshe KPK, në takimin e parë të mbajtur më 11 janar të vitit 2022, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo për arsye se Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill të vitit 2022.

Mandati i kryeprokurorit të shtetit është shtatë vjeçar, pa mundësi riemërimi.

Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Osmani: Në Kosovë nënkryetare të Kuvendit e kemi një të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas emërimit të nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq, për të cilin ka thënë se ka...

Të fundit nga rubrika