Kurti ironizon me opozitën: Si t’i arrestoj kriminelët, me koordinim a pa koordinim?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kërkesave të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët thanë se kriminelët në veri duhet të arrestohen.

Kurti ka ironizuar me dy liderët opozitarë, duke i pyetur se si duhet t’i bëjë këto arrestime, me koordinim me ndërkombëtarët apo pa u koordinuar.

“Ju falënderoj për thirrjen t’i arrestoj kriminelët, e kam një pyetje për ju, arrestimin ta bëj me koordinim a pa koordinim. Ju bëtë thirrje që njësia speciale të marrë urdhër t’i arrestojë kriminelët. Ju falënderoj për këtë sjellje shtetërore. Për shkak të diskursit tuaj, më duhet të ju pyes, a me koordinim a pa koordinim. Pra, arrestimin po e bëjmë se ju thatë, ma dhatë mbështetjen, nëse kam pasur një dileme ju ma hoqët, por më tregoni me koordinim a pa koordinim”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka shkaktuar të qeshura edhe kur i është drejtuar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, se a duhet të arrestohen kriminelët “ me shurdhuese apo pa shurdhuese”. Duke aluduar kështu në një revole të blerë me silenciator vite më parë nga deputeti në fjalë.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika