Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët

Gjatë takimit të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku morën pjesë përfaqësues qeveritar e organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, theksoi se mirëqenia e fëmijëve është gurthemel për një shoqëri të drejtë dhe prosperuese

Në shënimin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për të rritur mirëqenien e fëmijëve, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Gjatë takimit të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku morën pjesë përfaqësues qeveritarë e organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shefi i ekzekutivit theksoi se mirëqenia e fëmijëve është gurthemel për një shoqëri të drejtë dhe prosperuese.

Kreu i qeverisë ka shprehur përkushtimin e qeverisës që drejton ai për të krijuar mjedis mbrojtës për secilin fëmijë, shkruan KP.

“Për të ritheksuar përkushtimin e qeverisë së Kosovës për mirëqenien e fëmijëve. Investimin në mirëqenien e fëmijëve tanë nuk është obligim etik dhe ligjor, por është edhe gurthemeli për shoqëri të drejtë dhe prosperuese. Të drejtat e fëmijëve janë parime themelore që kërkojnë përherë angazhimin tonë…të drejtat e fëmijëve janë edhe përgjegjësi kolektive e gjithë shoqërisë. Andaj, si institucionet, organizata, prindër edukatorë, ne duhet të punojmë krah për krah duke i bashkuar forcat me dijeni dhe më mirë dhe më lehtë të bëjmë të mundur lehtësimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve duke mbrojtur secilin prej tyre. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët, me synim rritjen e mirëqenies, përmirësimin e shëndetit dhe rritjen e cilësisë së arsimit”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se po largojnë barrierat për arsimin e fëmijëve, derisa edhe në aspektin legjislativ ka shprehur avancimin me ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

“Po ecim drejt përmbushjes së premtimit tonë për angazhimin e 500 asistentëve të rinj për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara e nevoja të veçanta, duke pasur parasysh që një gjë e tillë nuk ka ekzistuar fare më herët. Po angazhohemi edhe për rritjen e cilësisë së arsimit duke njohur forcën e tij transformuese….Po ashtu, ka filluar zbatimi i planit dinamik të punës që i dedikohet ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe hartimit i raportit shtetëror për zbatim të konventës për të drejtat e fëmijëve. Kësisoj, Kosova ka marrë përsipër përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, të cilat sigurojnë realizimin e të gjitha të drejtave themelore të fëmijëve në Kosovë“, tha Kurti.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se është obligim dhe angazhim ditore që fëmijët të mbrohen.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mobilizuar të gjitha resurset për zbatimin e Ligjit për fëmijët.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit, Qeveria ka mobilizuar të gjitha resurset e saj për zbatim të ligjit. Gjithashtu, kohët e fundit Zyra e Kryeministrit bashkë me MASHT kemi publikuar ligjin për mbrojtjen e fëmijët të jetë më miqësor dhe më i afërt në gjuhën rome, turke, boshnjake, serbe dhe shqipe. Fëmijët kërkojmë t’i duam, t’i mbrojmë dhe të respektojmë. Ky është obligimi jonë dhe angazhimi jonë ditor”, theksoi ai.

Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Dita e Fëmijëve në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh që promovojnë të drejtat e fëmijëve.

Po sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do t’i takojnë fëmijë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika