Kurti: Jeta në Kosovë është vështirësuar, por jo më shumë se në BE

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se për shkak të krizës ekonomike që ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë, jeta e qytetarëve të Kosovës është vështirësuar.

Por, sipas kryeministrit, jeta e qytetarëve të Kosovës nuk është vështirësuar më shumë se e atyre në vendet e Bashkimit Evropian.

“Unë e di që jeta në Kosovë është vështirësuar, por nuk është vështirësuar më shumë se në vendet e BE-së. Sepse inflacioni është më i larti ndonjëherë, këtu ka ndikuar dalja nga pandemia, dhe gjithashtu lufta e agresionit rus”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u pyet edhe për mosfunksionimin apo mungesën e bordit të Autoritetit të Konkurencës. Kryeministri ka thënë se Qeveria i ka dërguar emrat në Kuvend dhe pret që sa më shpejt të funksionalizohet ky bord.

“Sa i përket autoritetit të konkurencës, ne i kemi dërguar emrat në kuvend. Sa më parë të jetë e mundur i ftoj të gjithë ta konsiderojnë dhe ta votojnë, në mënyrë që ta kemi këtë mekanizëm i cili lufton kurdisjen e çmimeve”, ka deklaruar kryeministri.

Tutje, kryeministri e ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë se ata janë kundër mundësisë për një tërheqje të mundshme të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ai ka thënë se krizën ekonomike e kanë luftuar duke i rritur të ardhurat për kategoritë e skemave pensionale.

“Në anën tjetër, kemi një mori masash për t’i ndihmuar qytetarët. Do ta bëjmë reformën e skemës sociale, kemi pasur takim me udhëheqësit e BB. Prej 26 mijë familjeve, do të rritet edhe për 10 mijë skemat sociale”, ka thënë ai.

“Rritjet e çmimeve luftohet duke u bërë qasja e gjithëmbarshme, kur i ndihmojmë më skema sociale, e jo duke thënë se do të mundni t’i tërhiqni mjetet nga Trusti Pensional”, ka vijuar ai.

Sipas kryeministrit, siguria e kursimeve pensionale është siguri për të ardhmen.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika