Kurti justifikon mospjesëmarrjen në takimin për të pagjeturit

Albin Kurti ka pritur në takim aktivisten serbe, Natasha Kandiq, pas mospjesëmarrjes së tij në takimin e Komisionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur që të marrë pjesë në takim aktivistja e të drejtave të njeriut, njëkohësisht, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ndërsa, vetë ai nuk mori pjesë në tryezën e organizuar nga Komisioni në Kosovë, pjesë e së cilës ishte Kandiq.

Kurti e ka cilësuar si takim të pakoordinuar në raport me Zyrën e Kryeministrit, Zyrën e Presidentes dhe të Kryetarit të Kuvendit, dhe si shkak i saj, asnjëri nga ta nuk ka mundur të jetë prezent.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se, do të zhvillojë takimet me përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq

Natasha Kandiq është aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare. Ka qenë një ndër të rrallat në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Ajo kishte mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ishte mysafirja e vetme nga Serbia në Kuvend, në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika