Kurti: Jusufi me Bardhoshin e Kadriun i kanë lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës

"Dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për të kundërshtuar politikat e saj", kështu ka deklaruar kryeministri Kurti ,teksa ka përkujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, me rastin e 41-vjetorit të vrasjes së tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, me rastin e 41-vjetorit të vrasjes së tyre, duke cituar një pjesë të shkrimtarit Ismail Kadare nga tregimi “Baladë për Jusuf Gërvallën”.

”Deklaroj se mua J.G., vëllanë tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtë jugosllave… për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës… dhe që Kosova të jetë Republikë… Kaq kisha.”

Shefi i ekzekutivit ka thënë se ky nuk është vetëm një dialog letrar, por një tregim që rrëfen një ngjarje të vërtetë historike pasi plot 41 vite më parë, më 17 janar 1982, shërbimi sekret i Jugosllavisë vrau në Untergrupenbach pranë Heilbronnit në Gjermani, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, duke thënë se arsyeja e këtij atentati kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i tyre për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës dhe për Republikën e Kosovës.

“Profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Jusufi ka lënë shumë këngë bashkë me vëllain e tij Bardhoshin, që ende dëgjohen dhe këndohen, siç ka lënë dhe një trashëgimi letrare origjinale që vazhdon të lexohet dhe studiohet.

“Por mbi të gjitha, ai i ka lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës dosjen e tij, që nuk është vetëm dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, por është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për t’i kundërshtuar politikat e saj dhe për t’u ngritur kundër gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, u pritën nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në Dubovik, ku nderuan luftën dhe sakrificën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika