Kurti: Ka një dallim të madh mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ende nuk është arritur një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit institucional.

Kurti tha se, pavarësisht betimit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mbetet e domosdoshme një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja parlamentare dhe të sigurohet funksionimi i institucioneve.

“Meqenëse dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, nuk kemi ende marrëveshje politike”, deklaroi Kurti.

Ai tha se zgjedhjet e reja do të ishin të panevojshme dhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit.

Sipas Kurtit, edhe nëse arrihet marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit, si dhe formimin e qeverisë së re, çështja e presidentit do të mbetet pengesë nëse nuk ka një dakordim paraprak.

“Kur zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim qeverinë e re të Republikës së Kosovës, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e sprovuar dhe me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera”, tha ai.

Kurti paralajmëroi se mungesa e një marrëveshjeje për presidentin mund ta çojë vendin drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

“Marrëveshjen politike nuk e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se, sipas tij, ekziston një dallim i madh ndërmjet rezultatit të zgjedhjeve dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika