Kurti: Ka përpjekje nga jashtë për të cenuar harmoninë ndërfetare në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti, është shprehur se institucionet e vendit janë të vetëdijshme për përpjekjet që synojnë ta dëmtojnë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë, përfshirë edhe ndikime që vijnë nga jashtë. Në tryezën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, të organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), ai […]
Kryeministri Albin Kurti, është shprehur se institucionet e vendit janë të vetëdijshme për përpjekjet që synojnë ta dëmtojnë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë, përfshirë edhe ndikime që vijnë nga jashtë.
Në tryezën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, të organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), ai ka thënë se herë pas here ka tentativa për të cenuar harmoninë e brendshme.
“Ka nganjëherë përpjekje të tilla. Nuk e dimë nëse janë rezultat i qëllimeve të gabuara apo gabimeve të paqëllimshme, por duhet të jemi të kujdesshëm, të identifikojmë se kush po e dëmton harmoninë tonë dhe të dialogojmë me ta”, ka deklaruar Kurti.
Ai shtoi se përpjekje të tilla nuk janë të reja dhe se kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke shprehur bindjen se do të dështojnë edhe në të ardhmen.
Kryeministri theksoi gjithashtu se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me bashkësitë fetare, veçanërisht me Bashkësinë Islame të Kosovës, për të trajtuar çdo çështje që bie ndesh me traditën e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend.















