Kurti : Kemi bërë dy kompromise, LDK e PDK shkuan në gjykatë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar moskrijimin e Kuvendit të Kosovës në ditën kur pritet që të bëhet i ditur vendimi i Kushtetueses lidhur me këtë. Gjersa po merrte pjesë në përurimin e Hemodializës në Podujevë, Kurti ka deklaruar se partia e tij bëri kompromise në hapat drejt formimit të Kuvendit por që nuk […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar moskrijimin e Kuvendit të Kosovës në ditën kur pritet që të bëhet i ditur vendimi i Kushtetueses lidhur me këtë.
Gjersa po merrte pjesë në përurimin e Hemodializës në Podujevë, Kurti ka deklaruar se partia e tij bëri kompromise në hapat drejt formimit të Kuvendit por që nuk gjeti vullnet, nga opozita.
“Ne kemi ofruar dy kompromise: I pari ka qenë që me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjedhet me të parËn kandidatja jonë, Albulena Haxhiu, do te sjellim nje emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për paketën ku bënë pjesë kryetari dhe nënkryetarët, e me pas të bëhet votimi i hapur. Ne kemi bërë hapa, nuk ka pasur hapa nga pala tjetër dhe mos harroni që kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thënë me pikën e veçantë se marreveshjet politike duhet të arrihen midis grupeve parlamentare, sepse mosmarreveshjet nuk i zgjidh gjykata – menjëherë dy partitë kryesore opozitare sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese. Pra nese Gjykata Kushtetuese të thotë uluni dhe merruni vesh, ti nuk shkon prap në Gjykatë me dërgu lëndë të reja. Ne nuk e kemi bërë këtë si Lëvizje Vetëvendosje, ndërkaq LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, thuajse nuk ekzistonte ai aktgjykim paraprak”, ka deklaruar Kurti.
Ky i fundit ka deklaruar se punët i janë shtuar e se moskonstitutimi i Kuvendit, po i sjell dëm vendit.
“Pra, aktgjykimin e kemi respektuar dhe jam unë që kam shkruar letra për tu takuar, për të bashkëbiseduar në frymë bashkëpunimi dhe me konsulta konstruktive mirëpo deri tani, siç e dini nuk kemi pasur sukses. Është dëm që nuk është konstituuar kuvendi, në mënyrë që të themelohet qeveria e re, por ndërkohë unë I kam kompetencat e kufizuara, po për besë nuk kam më pak punë se më herët. Kam veçse ma shumë pounë, tash po ofrohen edhe zgjedhjet locale dhe të dhënat tregojnë që edhe qarkullimi i bizneseve dhe fitimi I korporatave dhe rritja ekonomike janë fort solide. Rritjen ekonomike e kemi pasur 3.61 % të BPV në çerekun e parë. Pra Kosova është stabile, Kosova po përparon, por Kosova nuk ka Kuvend”, ka thënë Kurti.
Kushtetuesja pritet të dalë sot me një vendim të ri, vendimtar për ditët në vijim.
Në ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë ishte dita kur e para e vendit, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se kishte tërhequr kërkesën e saj nga Kushtetuesja si paosjë e gjyqtarit serb, Radomir Llaban të cilin e cilësoi si “rrezik për sigurinë kombëtare”.















