Gjatë Konferencës së Gjashtë të Ambasadorëve në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar më shumë punë nga diplomacia.

Në këtë konferencë Kurti ka kërkuar nga ambasadorët të shpjegojnë versionin e historisë shqiptare më vendet ku ata veprojnë.

“Propagandat të fqinjit tonë kanë imponuar një datë të fillimit të historisë sonë, thuajse para tyre nuk ka ekzistuar as koha e as vendi, sepse ne nuk kemi pasur profesorë në vende perëndimore”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Serbia mund të ketë blerë shumë mallra e armë përgjatë dekadave por “asnjëherë nuk e morën qytetërimin”.

“Gjeopolitika nuk është vetëm çështje materiale”, ka thënë Kurti duke iu drejtuar ambasadorëve dhe duke iu potencuar se Kosova ka shumë pritshmëri nga ta.

“Ne kemi një armik ekzistencial që bënë shumë zhurmë dhe përdorë gjithnjë një pozicion hibrid për të përfituar nga ekstremet e vendeve perëndimore. Me të djathtët përfiton duke thënë se Serbia është mbrojtëse e krishterimit, por nga ana tjetër qëndron me rusët deri në fatalitet. Serbia nuk mund ta braktisë lehtë Rusinë pa ndryshime rrënjësore”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Kurti ka shtuar se mjafton që ambasadorët t’ua kujtojnë të huajve këto fakte e sipas tij më pas “ata vet do të hulumtojnë dhe nuk mund të kenë simpati për Serbinë”