Kurti: Kemi përgjegjësi që gjeneratat e ardhshme të mos kalojnë nëpër vuajtjet që kaluam ne

“Sot, si institucione të Republikës, shtetit, me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës dhe shtetit me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet dhe humbjet që kemi kaluar ne, por në të njëjtën kohë të kenë një të ardhme të ndritshme”, ka theksuar Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë mëngjesit të së dielës, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe, në 24-vjetorin e masakrës.

Pas homazheve, Kurti ka thënë se si institucione të Republikës së Kosovës dhe si qytetarë të Republikës duhet të të bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë vuajtjet dhe humbjet që u kaluan.

“Sot, si institucione të Republikës, shtetit, me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës dhe shtetit, me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet dhe humbjet që kemi kaluar ne, por në të njëjtën kohë të kenë një të ardhme të ndritshme”.

Gjithashtu nga Krusha, Kurti foli edhe për profesorin Ukshin Hotin, ai ka potencuar se vendi i ka shumë borxh, pasi sipas tij, gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekën politike që të jetohet me dinjitet me shtetin, i cili i shërben të gjithëve si Republikë.

“Çdo fillimpranvere i kujtojmë e i përkujtojmë ata të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirmin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin tonë. Edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hotit, të cilit i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin që na shërben të gjithëve si Republikë. Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje, e pikëllim, por në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm këta burra e gra me nëkrye me Ukshin Hotin dhe arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht kemi udhërrëfyesin se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak të veprës së tyre, jetës së tyre, rënies së tyre me flijim e sakrificë”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika