Kurti: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

FOTO: Anduena Bajqinofci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes, ka thënë se është krenar dhe ballëhapur për rezultatet e qeverisë së tij.

Teksa ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti ka thënë se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kurti ka deklaruar se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga qeveria, është dyfishuar numri i të rinjve të punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur ai ndodh është po ashtu sukses i Qeverisë” ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij ka më shumë sundim të ligjit e korrupsioni po luftohet, por sipas tij, eliminimi i tij varet nga gjykatat e prokuroria.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika