Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Dejan Jankoviqit, thotë se Serbia kërkon tensione

“U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të gjithë shqiptarët po mbahen në burgjet e Serbisë të lirohen menjëherë, në veçanti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës. Po them të gjithë shqiptarët, pasi nuk dihet sa prej tyre po mbahen në burg dhe me çfarë akuza", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë thirrje Serbisë për lirimin e menjehershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq i cili po mbahet në burg në Serbi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti.

“Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti, nomraliteti nënkupton paqe siguri e qetësi në rajon aq më shumë që ka paqe e siguri në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejjtim të kundërt”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të gjithë shqiptarët që po mbahen në burgjet e Serbisë të lirohen menjëherë duke theksuar se nuk dihet sa është numri i të ndaluarve.

“U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të gjithë shqiptarët po mbahen në burgjet e Serbisë të lirohen menjëherë, në veçanti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës. Po them të gjithë shqiptarët, pasi nuk dihet sa prej tyre po mbahen në burg dhe me çfarë akuza”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika