Kurti kërkon mbështetje nga SHBA për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar pesë kongresistë, të cilëve u ka kërkuar mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri Kurti, me kongresistin Mondaire Jones dhe kongresistët Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në takimin ndaras me kongresistin amerikan, Mondaire Jones, ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), dhe në Bashkimin Evropian (BE), po ashtu, ka kërkuar mbështetjen e tyre në këtë proces, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, transmeton Portali D.

Një takim tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar edhe me kongresistët Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres, ku temë diskutimi ishte rritja e investimeve amerikane në Kosovë.

Ndërkaq, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e kongresistëve amerikanë ndaj Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu, ai ka theksuar angazhimin e Qeverisë dhe progresin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

Kurti, në po këtë ditë është takuar edhe me senatorin Chris Murphy, me të cilin ka diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe në përputhje me paketën e sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.

Ndërkaq, më gjashtë maj, Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, ku është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave dhe me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika