Kryeministri i Kosovës Albin Kurtit, ka pasur një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti  e ka falënderuar Shejh Abdullahun bin Zayed për mbështetjen e dhënë ndër vite që e kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.

Sipas Kurti duhet të  zbatohet Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë gjithë këtyre viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Bazë deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Had a call w/ MFA Sheikh Abdullah bin Zayed. Thanked for the support of 🇦🇪 throughout the years. I stressed that 1st step towards de-escalation is the immediate end of violence against security institutions & immediate implementation of the Basic Agreement until next elections.

— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023