Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët, hesht BE-ja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të cilat i ka publikuar televizioni Dukagjini. Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë. Ndërsa njohës të sigurisë dhe zhvillimeve politike thonë që ky është një skandal, për të cilin BE-ja duhet të marrë veprime ndaj Serbisë. Mirëpo, Brukseli deri tani ka heshtur.

Ekskluzivisht në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në dety.

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës.

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punoj për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

E një veprim të tillë, po e konsideron skandal analisti politik Afrim Kasolli, i cili thotë se BE-ja nuk duhet që të kërkojë përgjegjësi dhe të sanksionojë vetëm Serbinë, por edhe zyrtarë të saj.

“Ky është një skandal i llojit të vet, që përveç Serbisë edhe Brukseli duhet të jep përgjegjësi, sepse është e pa logjikshme, e pa precedent dhe e rrezikshme që një institucion në një zyrë siç është kjo e BE-së, me politikë të jashtme të sigurisë, të mundët të shërbej për shërbimin sekret serb dhe të marrë informata atje”, ka thënë Afrim Kasolli, Analist politik.

Një veprim i tillë nuk e ka befasuar fare ekspertin e sigurisë Fadil Kajtazi, i cili thotë që zyrtarët serbë e kanë përdorur imunitetin e tyre për të kaluar masat e sigurisë.

Por, çka mund t’i shërbejnë këto përgjime BIA-së serbe, të cilat Popoviq ua dërgoi.

“Janë biseda që analizohen, analizohen nga grupe ekspertësh, do të thotë, analizohen gjithanshëm, tu përfshi prej intonacionit të zanit,  prej mënyrës së përgjigjes, gjestëve, etj etj, në mënyrë që të studiohen karakteret e atyre që  marrin pjesë në bisedime”, ka thënë Fadil Kajtazi, Ekspert i sigurisë.

I njëjti nuk e përjashton mundësinë, që pastaj nëse ka elemente nga këto përgjime, të ndodhin shantazhe.

Lidhur me incizimet ilegale të zyrtarit serb, Dukagjini ka pyetur Bashkimin Evropian, por deri në këtë raportim, nuk ka marrë përgjigje.

Në audio incizimin e publikuar nga televizioni Dukagjini, Popoviq dhe zyrtarë të tjerë serbë flasin me një zyrtar evropian lidhur me disa prona në Kosovë.

Më pas televizioni ka publikuar edhe disa mesazhe, të cilat dëshmojnë lidhjet e Popoviqit me njërin prej shefave të BIA-s serbe, Bojan Dimiq.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika