Kurti konfirmon raportimin e Dukagjinit se Igor Popoviq ka përgjuar takimin zyrtar në Bruksel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar raportimin e Dukagjinit se ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, ka kryer përgjim të bisedave në një takim zyrtar të mbajtur më 17 shtator 2020 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, për llogari të Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Serbisë (BIA).

“E aktivizuam pajisjen, 10 minuta në dispozicion” – Detaje ekskluzive si Igor Popoviq përgjonte takimin në Bruksel

Deklarata e Kurtit erdhi gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku ai tha se organet e drejtësisë tashmë kanë siguruar dëshmi për lidhjet e Popoviqit me BIA-n dhe për aktivitetet e tij në dobi të këtij shërbimi sekret, të cilat, sipas Kurtit, cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Igor Popoviq i arrestuar më 18 korrik 2025 institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim BIA dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj e ndër to përfshihen edhe incizimi ilegal i bisedave të datës 17 shtator 2020 të cilat ajanë zhvilluar në Bruksel në objektin e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pastaj përpjekje për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Një audio-incizim i siguruar më herët nga televizioni Dukagjini dhe transmetuar në emisionin “FIVE”, e konfirmon këtë përgjim të fshehtë.

Në të dëgjohet zëri i Popoviqit që jep sinjalin për të filluar incizimin, ndërsa më vonë dëgjohet të komentojë mbi prezantimin e bërë nga pala serbe para përfaqësuesve të BE-së, që trajtonte pretendimet mbi “pronat e Republikës së Serbisë” në territorin e Kosovës.

Popoviq aktualisht ndodhet në paraburgim pas arrestimit nga autoritetet e Kosovës. Ai po hetohet për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pas një fjalimi të mbajtur më 18 korrik 2025 në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste” dhe kishte akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtje ndaj krimeve kundër serbëve.

Gjithashtu, një sërë komunikimesh të koduara të siguruara nga televizioni Dukagjini zbulojnë një rrjet të ngushtë bashkëpunimi mes zyrtarëve të lartë serbë dhe Shërbimit Informativ të Sigurisë së Serbisë (BIA) me Popoviqin.

Ekskluzive – Mesazhet skandaloze të Igor Popoviqit me zyrtarët e BIA-s

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika