Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar se sot do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Me shumë gjasë takimi do të mbahet sot pasdite në orën 16:00, ku pritet të diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Tashmë është konfirmuar se Lajçak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, po ashtu, pritet të diskutojnë për situatën e tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.