Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë, Policia e Kosovës është më e fortë se më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, duke vlerësuar se institucionet e sigurisë kanë treguar qëndrueshmëri përballë sfidave ndër vite.

Kurti i bëri këto deklarata pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.

Ai tha se aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe te varri i Adem Demaçit, të cilin e cilësoi simbol të rezistencës, ndërsa më pas vazhduan te memoriali i policëve të rënë, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe zyrtarë të tjerë.

Kurti përkujtoi edhe 15-vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, duke thënë se ai ra gjatë zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit.

“Që prej atëherë, Enver Zymerin e kujtojmë si hero të Kosovës, si hero të shtetësisë dhe pavarësisë sonë. Ai po zbatonte ligjin dhe, me rënien e tij, frymëzoi shumë policë të Kosovës”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, si dhe largimin kolektiv të rreth 550 pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës në veri në vitin 2022.

Sipas Kurtit, këto përpjekje nuk kanë arritur të dëmtojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë apo karakterin shumetnik të Policisë së Kosovës.

“Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë, edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se në vitet e fundit, rreth 200 pjesëtarë të komunitetit serb janë inkuadruar në Policinë e Kosovës përmes proceseve të reja të rekrutimit.

Sipas tij, Policia e Kosovës, e përbërë nga rreth 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të kontribuojë në sundimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti.

Ndërsa presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, deklaroi se siguria dhe sovraniteti i shtetit janë ngritur edhe mbi sakrificën e policëve që humbën jetën në krye të detyrës.

“Sot në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, sapo bëmë homazhe pranë lapidarit të 24 policëve që ranë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtim ndajRepublikës së Kosovës dhe ndaj qytetarëvetë saj. Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët ranë duke mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritënedhe mbi sakrificën e policëve të rënë nëdetyrë, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën e tyre, për Kosovën dhe qytetarët e Republikëstonë”, ka deklaruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika