Kurti: Kosova histori e dyfishtë suksesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në Universitetin Cambridge, ku ka thënë se Kosova është histori e dyfishtë suksesi, dhe imazhi i Kosovës është duke u përmirësuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës gjatë vizitës në Universitetin Cambridge

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar ditën e martë si mysafir në serinë e diskutimeve të organizuara në Universitetin Cambridge.

Kurti është shprehur se Kosova është histori e dyfishtë suksesi, së pari, histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s, qëndresës dhe luftës çlirimtare të popullit, dhe së dyti ka theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë, “jemi duke lulëzuar ekonomikisht”, tha kryeministri Kurti.

Ai ka veçuar edhe renditjen e Kosovës në vendin e parë, sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan.

Duke theksuar edhe rëndësinë e imazhit të vendit, Kurti ka thënë se imazhi i Kosovës është duke u përmirësuar dhe arsyeja kryesore për këtë është ndryshimi i madh demokratik që ka ndodhur vitin e kaluar gjatë muajit shkurt.

“Demokracia është brendi më i mirë”, ka thënë Kurti.

“Kosova, është vendi më pro përendimor dhe më demoktratik nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor” ka shtuar ai.

Duke diskutuar për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri ka theksuar se marrëveshja do të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, siç është formalizuar edhe në letrat publike të Presidentit Biden dhe Sekretarit Blinken, dërguar Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti.

Kurti, gjithashtu, ka përmendur edhe angazhimin e Qeverisë për drejtësi, punësim, përkushtim, për arsim dhe aftësim profesional, digjitalizim, mbyllje të hendekut perëndimor, si dhe përfshirje dhe pjesëmarrje të plotë të të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitetet.

Kryeministri ka folur edhe për aplikimin e bërë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe synimet e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika