Kurti: Kosova ka pasuri të jashtëzakonshme kulturore

Kryeministri Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka shtuar se respektojnë “diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, ka thënë se Kosova ka pasuri të jashtëzakonshme kulturore.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shtuar se respektojnë “diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen”.

“Në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim njohim dhe vlerësojmë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë, dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkroi Kurti.

Sipas tij, Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë.

“Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta. Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore”, shtoi më tej kreu i ekzekutivit.

May be an image of 1 person

Objektivi i radhës, sipas kreut të qeverisë, është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore

“Vazhdojmë me gërmime profesionale në lokalitetet tona arkeologjike, ndërsa ato po i bëjmë edhe me plane e njësi menaxhimi për t’i pritur më mirë vizitorët dhe edukuar më drejt fëmijët e të rinjtë tanë.  Kemi bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave”, ka shkruar ai.

May be an image of monument and text

E mbajtur çdo vit më 21 maj, Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim feston, jo vetëm pasurinë e kulturave botërore, por edhe rolin thelbësor të dialogut ndërkulturor për arritjen e paqes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli për herë të parë këtë Ditë Botërore në vitin 2002, pas miratimit nga UNESCO të Deklaratës Universale mbi Diversitetin Kulturor në vitin 2001, duke njohur nevojën për të “rritur potencialin e kulturës si një mjet për arritjen e prosperitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëjetesës paqësore globale”.

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika