Kurti: Kosova ka përfaqësim dinjitoz në politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e thirrur për diskutim të politikës së jashtme të vendit, ka thënë se me ardhjen në pushtet të kësaj qeveria, ka përfaqësim dinjitoz.

Si sukses ai e ka përmendur emërimin e ambasadorëve në vendet ku ka pasur mungesa si dhe punët në përfundimin e draftit për ligjin për shërbimin e jashtëm diplomatik.

Sipas tij, janë duke u përgatitur për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe se sivjet do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Pas një viti kemi një situatë rrënjësisht tjetër. Republika e Kosovës ka një përfaqësim dinjitoz. Diplomacia merr forma të ndryshme varësisht prej nevojave të kohës”.

”MPJD-ja ka përpiluar strategjinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me vendet që ende nuk na njohin. Republika e Kosovës ka filluar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet e reja dhe kemi përafruar raportet me disa vende tjera”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti ka thënë se kur e kanë marrë pozitën nuk ka pasur asnjë përgatitje për aplikim në organizata ndërkombëtare dhe asnjë analizë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet që nuk e njohin Kosovën.

“Është duke bërë strukturimi i departamenteve në ministri. Departamenti për marrëdhënie dy-palëshe ka mbuluar mbi 150 shtete me 5 persona. Kemi emëruar ambasadorë në të gjitha vendet ku kishte mungesa”.

”Qeverisjet e kaluara kanë punuar 10 vjet për ligjin për shërbimin e jashtëm. Ne jemi duke e përfunduar draftin dhe shumë shpejt MPJD-ja do të funksionojnë me ligjin e ri i cili i përgjigjet nevojave të kohës. Konsujt e emëruar jashtëligjshëm po lirohen nga detyra e në vendin e tyre po emërohen diplomatë të karrierës”, ka thënë ai.

Në fund, kryeministri për dialogunme Serbinë tha se e kanë shndërruar nga “takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës”, në një dialog transparent.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika