Kurti: Kosova mirënjohëse ndaj SHBA-ve për aleancën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pazëvendësueshme, duke theksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen amerikane në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Pas pjesëmarrjes në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të martën mbrëma, Kurti ka theksuar se vlerat mbi të cilat është themeluar Amerika – jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë – kanë shërbyer si frymëzim për botën demokratike.

“Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë, janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit,” ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se këto vlera kanë frymëzuar botën e civilizuar, ndërsa për popullin e Kosovës, rruga drejt lirisë ka qenë e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të,” ka shtuar ai.

Kurti ka shprehur mirënjohje për ndihmën amerikane, duke theksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.

“Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme,” ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika