Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetori të invazionit rus në Ukrainë. Kryeministri ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës. “Përballë agresionit brutal, populli […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetori të invazionit rus në Ukrainë.
Kryeministri ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës.
“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka theksuar se agresioni rus në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e Evropës.
“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë”, ka shkruar kryeministri.
Kurti ka deklaruar se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës.















