Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar se si Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project), ka nxjerra Kosovën në vendin e dy në mbarë botën për përmirësimin e sundimit të ligjit.

Përndryshe nga kjo Kosova është dalë në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit.

“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit”, ka shkruar në Tëwitter Albin Kurti.

This year, @TheWJP has again ranked the Republic of Kosova #1 in the Western Balkans on rule of law. It has also ranked Kosova #2 in the entire world for greatest improvement in rule of law over the past year. Independent confirmation that our reforms are working, and rapidly so. pic.twitter.com/bEhgsvWCgo

— Albin Kurti (@albinkurti) October 26, 2022

“Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar”, ka shtuar ai.

Sipas Kurtit, kjo është konfirmim i pavarur se reformat Qeverisë Kurti II po funksionojnë.