Kurti: Kosova renditet e para në rajon në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023
Shteti i Kosovës ka lëvizur për tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023. Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha Kosova renditet e para në rajon sa i përket demokracisë zgjedhore, teksa shtoi se është bërë shumë punë për arritjen e këtij rezultati. “Më […]
Shteti i Kosovës ka lëvizur për tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha Kosova renditet e para në rajon sa i përket demokracisë zgjedhore, teksa shtoi se është bërë shumë punë për arritjen e këtij rezultati.
“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në WB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023 të @vdeminstitute. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—kanë ende për të ardhur”, ka shkruar ai.
Raportin për renditjen e Kosovës mund ta gjeni këtu.
More validation of our democratic progress: Kosova has improved 3 places and ranks 1st in the WB6 in @vdeminstitute's 2023 Electoral Democracy Index. Much work has been done to achieve this result, and there is much more to do. Even better—more democratic—days are still to come.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023















