Kurti: Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike

Kryeministri Kurti, ka thënë se Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten e 27 majit, ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, Royal College of Defence Studies (RCDS) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti ka thënë që Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera.

Shefi i ekzekutivit, ndër të tjera, ka shtuar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian(BE) e Alencën Veri- Atlantike(NATO), veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka theksuar synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit “Partneriteti për Paqe të NATO-s”, ndërsa ka veçuar rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.

Lidhur me situatën e sigurisë në rajon, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri.

Duke theksuar se zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht, kryeministri ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit dhe transparencën e Qeverisë në të gjitha proceset, me theks të veçantë në shpenzimin e fondeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjithashtu, ai ka theksuar angazhimin e Qeverisë për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte, për zhvillim më të hovshëm socio-ekonomik.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber, atasheu i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe në Kosovë, nënkolonel Matthew Walker, si dhe kolonel Ejup Maqedonci.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika