Kurti: Kosova shënon progres në qeverisje digjitale, nga grupi C kalon në B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova ka bërë përparim në fushën e qeverisjes digjitale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar arritje në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI).

Kurti ka shkruar se Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.

Deri më tash sipas Kurtit, Kosova ka qenë e renditur në grupin C.

“Në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI), Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Rezultatet që janë publikuar sot, tregojnë progresin që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit të cilat mbulojnë fushat si sistemet qeveritare, shtytësit kryesorë të digjitalizimit në qeveri dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në matjen paraprake të indeksit GTMI për vitin 2020, Kosova ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se “strategjia e re dhe plani i veprimit për qeverisje elektronike që janë duke u përgatitur, do të ofrojnë udhërrëfyesin për avancimin gjithëpërfshirës të digjitalizimit në qeveri”.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se digjitalizimi është një nga shtyllat kryesore të planit qeverisës derisa shtoi se janë duke punuar për ta ngritur efikasitetin dhe transparencën e administratës publike si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika