Kurti: Kosova udhëheq në Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike e sundim të ligjit

Kosova po udhëheq në Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit, kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në Samitin "The Western Balkans 2024"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin “The Western Balkans 2024”, ka theksuar se Kosova është në krye për rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti gjithashtu ka vlerësuar investimet e huaja në sektorë të ndryshëm, si kultura, sporti, shëndetësia dhe arsimi si një shenjë pozitive për të ardhmen e vendit.

“Kosova po udhëheq për rritje ekonomike dhe sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor…Kosova ka shumë për t’i ofruar Bashkimit Evropian për siguri e partneritet, duke e forcuar demokracinë, zhvillimin ekonomik e mund të krijojë një rajon që është i zhvilluar dhe lulëzon”, ka thënë kryeministri Kurti.

Duke fokusuar në perspektivën evropiane, Kurti ka thënë se Kosova është e përgatitur të ofrojë siguri dhe partneritet për Bashkimin Evropian, duke e forcuar demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i ngushtë me fqinjët nën kujdesin e BE-së do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave të përbashkëta dhe në rritjen e prosperitetit në rajon.

Në përfundim, Kurti ka inkurajuar bashkëpunimin dhe unitetin si faktorë kyçë për një të ardhme të ndritur në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar nevojën për tejkalimin e paragjykimeve historike dhe për pajtimin e dialogut si rrugë përpara për të gjitha komunitetet në rajon.

“Duke punuar ngushtë me fqinjët nën ombrellën e BE-së, mund të shikojmë sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e tjera, bashkëpunimi dhe uniteti janë çelës i prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Një nga sfidat më të mëdha është tejkalimi i paragjykimeve historike  dhe konflikteve që e kanë ndarë rajonin tonë për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, unë jam me shpresë që njerëzit e Ballkanit Perëndimor kanë demonstruar një kapacitet të jashtëzakonshëm për pajtim të dialogut. Komunitetet në Kosovë po bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe ky shpirt i bashkëpunimit do të vazhdojë të lulëzojë”, ka deklaruar mes të tjerash ai.

Ndryshe, në samit janë duke marrë pjesë edhe Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika