Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen

“Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e denim për to. Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Kurti në Facebook

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar martirët e vrarë, më 1 dhe 2 prill të 1999, në Gjakovë.

Kurti theksoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen.

“Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e denim për to. Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tha se martirët i përkujtojmë në secilin përvjetor për të mos i harruar kurrë.

“Sot përkujtojmë të vrarët në Gjakovë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”.

“Kufomat në shtëpinë e Vejsave ishin krejt të karbonizuara. Unë shkova të merrja batanije në spital, por ata nuk kishin më shumë se një copë. Nëntëmbëdhjetë trupa të karbonizuar u mbështollën me një batanije. U varrosën në tre varre”, citohet një dëshmitar nga Human Rights Watch, ka shkruar Kurti.

“Në natën mes 1 dhe 2 prillit 1999, në Lagjen e parë në Gjakovë, forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptarë. Në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi. Mosha e të vrarëve ishte nga 2 deri në 75 vjeç”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika